Google ADS

Marko Gjuriç i reagon kryeministrit Haradinaj për kërkesat ndaj shteteve të Quintit

20:36 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka reaguar në lidhje me kërkesat e Ramush Haradinajt që ia parashtroi shteteve të Quintit .

Sipas Gjuriç, Kosova me Serbinë nuk mund të flas me gjuhen e presionit dhe shantazhit, transmeton Indeksonline.

Tutje ai theksoi se Ramush Haradinaj nuk është realist sa i përket marrëveshjes me Serbinë dhe taksën 100 përqind.

“Taksa duhet të hiqet dhe të kthehemi në dialog ku secila palë jep pak por edhe të fitojë” u shprehë Gjuriç për Tv Pink.

Po ashtu Gjuriç ritheksoi se askush të mos pres që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme