Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se marinsat amerikanë po trajnojnë policët ushtarakë të FSK-së.
Mehaj ka shkruar se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuritë e tyre për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.
“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negocimin me pengjet dhe lirimin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohje të përjetshme për shtetin, kombin dhe forcat amerikane. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...