Ka përfunduar sot trajnimi i përbashkët i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Marinsave Amerikanë në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Pjesë e këtij trajnimi ishin 25 pjesëtar nga Policia Ushtarake e FSK-së dhe 15 nga Marinsat Amerikanë, të cilët u trajnuan në: neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, trajnim për armët jo vdekjeprurëse si dhe negocimi me pengje dhe lirimi i tyre, thuhet në komunikatën për media.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e aftësive në mbështetje luftarake dhe ngritja e nivelit profesional të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës./arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...