Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, me datën 29.03.2018, gjatë implementimit të planit operativ “Stop drogave nëpër shkolla”, njësitet e antidrogës së PK-së, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe operacionale, në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë kanë arrestuar tre persona të dyshuar: (B. L., A. G. Dhe A. G.) të përfshirë në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Gjatë operacionit policor përveç sasisë së konfiskuar prej 8 kg e 525gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, me urdhër të prokurorit kompetent është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit (B. L.), në Prishtinë, me ç’rast janë konfiskuar edhe dëshmi tjera relevante, si:
* revole ngjyrë e zezë model Zoraki MO2 914-B me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm
* revole ngjyrë e zezë model M-906 -B pa karikator dhe pa fishek
* revole e llojit Ekol Special ngjyrë e zezë me një karikator dhe 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm
* njëzet e shtatë (27) fishekë të kalibrit 7.62 mm
* një sprej OC me mbishkrim NATO ngjyrë e gjelbër * 4 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me narkotikë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 312.5 gramë
* një ambalazh plastik mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar si narkotikë të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 98.7 gramë me mbështjellës
* një peshore digjitale ngjyrë e zezë model SCALE dhe 350 qese të zbrazura plastike, për paketimin e substancës narkotike gjatë shpërndarjes.
* një mulli që përdoret për bluarjen e narkotikëve.
Nga personat e dyshuar janë konfiskuar dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme.
Bazuar në hetimet e realizuar prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën.
Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i mbetet në kompetencë Njësitit Antidrogë të Prishtinës për hetim të mëtejmë.
Policia e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar për luftimin e trafikimit me substanca narkotike dhe rikonfirmon se masa rigoroze do të zbatohen ndaj të gjithë personave të dyshuar të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...