Google ADS

Marigona Geci deklaron publikisht: Do të votoj PRO Vjosa Osmanit

22:32 | 3 Prill 2021
L G

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci ka deklaruar publikisht se do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pasi LDK ka vendosur të qëndrojë në sallë në momentin e votimit për President, ajo nuk sheh asnjë arsye të mos e votojë Osmanin, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, Geci ka shkruar se po të kishte vendosur LDK të mos qëndronte në sallë, ajo do e respektonte këtë vendim.

“Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO Vjosa Osmanit, për presidente”, ka shkruar ndër të tjera Geci./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Pasi që Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim të qëndroj në seancë për zgjedhjen e presidentit.
Unë personalisht nuk kam as një arsye, as personale, as politike të votoj kundër Vjosa Osmanit.
Sikur LDK të mos qëndronte në sallë, as unë nuk do të qëndroja në sallë, sepse votat e mia i kam marr nën logon e LDK-së.
Tani Lidhja Demokratike ka marr vendim të qëndroj në sallë dhe tani unë publikisht deklaroj se do të votoj PRO Vjosa Osmanit, për presidente.
Me respekt,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme