Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, të shtunën ka treguar për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera.
13 ditë pasi fitoi rastin gjyqësor me Britanisë së Madhe lidhur me sinjalizimin e aferave të dyshuara korruptive në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, prokurorja Maria Bamieh, ka folur për përfshirje e zyrtarëve të EULEX-it në afera për mbylljen e rastin penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.
Gjatë konferencës për medie, Bamieh ka thënë se në shpërthimin në lokalin “Sekiraça” kishte dy dëshmitarë.
Maria Bamieh, derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.
“Për rastin e shpërthimit në lagjen ‘Bill Clinton’, kisha dy dëshmitarë që thonin se kishin paguar para për Florit, për lirimin e dy personave dhe mua më kritikonin pse kam lejuar dëshmitarët ta thonë këtë në gjyq dhe kjo shkaktoi turbulencë ndaj EULEX-it”, tha ajo për këtë rast.
“Më tutje vazhdova t’i kryejë detyrat e mia, ku më pastaj hetova një rast në Ministri të Shëndetësisë ku i akuzuar ishte Ilir Tolaj. Unë kam pasur përgjime të ligjshme që përfshinin disa ndërhyrje, ku kolegu im gjerman i kishte përgjuar ato, por që nuk kishte diçka konkrete dhe më pastaj unë u njoftova se Ilir Tolaj posedonte një telefon në kohën sa ishte në burg dhe nuk do duhej të kishte dhe unë e mora një urdhëresë nga Gjykata që ta përgjojë atë telefon, dhe nga ato përgjime u bë e dukshme që ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Flori, po takohej me përfaqësues të zotri Tolaj dhe se kishte ndodhur një takim në “Villa Gërmia”, dhe në ato përgjime po merrnin informata dhe se ata po mundoheshin që ta zhduknin atë rast”, ka deklaruar ajo, raporton EO.
Bamieh ka punuar si prokurore ndërkombëtare për EULEX-in në Kosovë, kur ngriti për herë të parë shqetësimet e saj në mes të vitit 2012. Ajo është marrë me krimet e luftës dhe krimin e organizuar.
Bëhet fjalë për ish-kryeprokuroren e EULEX-it, Jaroslava Novotna dhe ish-kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesko Florit, të cilët kishin rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit duke komunikuar dhe takuar sekserë të ndryshëm.
Ata, besohet se ishin përfshirë në afera për mbylljen e rastin penal kundër Fatmir Limajt, Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça”.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...