Margarina e fortë nga të gjithë ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe nxisin hiperaktivitetin, agresionin dhe nervozizmin tek fëmijët dhe të rriturit.
Yndyrat transyndyrore në margarinë dhe në format e ndryshme të ushqimit të shpejtë nxisin sjelljen agresive dhe për këtë arsye nuk duhet t’u jepen fëmijëve në shujtë, ka treguar studimi i Universitetit të Kalifornisë në 945 fëmijë.
Ata që hanë më shumë acide transyndyrore vazhdimisht janë më agresiv, nervozë dhe hiperaktivë se sa të tjerët, kanë deklaruar shkencëtarët për Daily Mail.
“Me kontrollimin e ushqimit të ndokujt mund të parashikojmë agresivitetin e tij dhe të gjejmë indikatorët e sjelljes së tyre. Për këtë arsye duhet të shmangen ato kimikate në ushqimin e fëmijëve të shkollës, të burgosurve dhe grupeve tjera shoqërore”, përfundon udhëheqësja e studimit, dr. Beatrice Golomb.
Acidet transyndyrore formohen me hidrogjenizim, procesin e shtimit të atomeve të hidrogjenit në vajrat bimore për të kaluar nga gjendja e lëngët në të ngurtë. Përdoret edhe për përmirësimin e shijes, por edhe për zgjatjen e afatit të përdorimit të produkteve.
Margarina e fortë nga të gjitha ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, mesatarisht prej 20 deri 50 për qind.
Ato kimikate qysh më herët janë të njohura për dëmin që ia shkaktojnë shëndetit, sepse rrisin kolesterolin, rezistencën në insulinë, rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe inflamacionet e ndryshme, ndërsa tani për herë të parë ndërlidhen edhe me sjelljen, shpjegon Golomb. /Telegrafi/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones