Pas tetë fitoreve radhazi në të gjitha garat, Chelsea është ndalur me barazim pa gola ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Pas ndeshjes trajneri i Chelseas, Enzo Maresca ka folur sa i përket ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Ai ka theksuar se skuadra e tij ka bërë lojë të mirë dhe i ka përgëzuar lojtarët për këtë.
“Jam shumë i lumtur, ua thashë këtë lojtarëve. Jam më i lumtur se ndeshja me Brentford”, tha fillimisht italiani.
Më tej ai foli edhe për shtoi se Evertoni është një skuadër shumë e ndërlikuar.
“Everton është një skuadër e ndërlikuar, gjithashtu ky stadium është i ndërlikuar, ata janë një nga pesë skuadrat më të mira në mbrojtje në Evropë për sa i përket mbajtjes së portës paprekur”, vazhdoi tutje Maresca.
Chelsea pas 18 ndeshjeve është në pozitën e dytë dhe ka 35 pikë./Arbresh.info
🔵✨ Maresca after 0-0 draw: “I’m very happy, I told this to the players. I’m more happy than the Brentford game”.
“Everton it’s tricky game, tricky stadium, tricky team, they’re one of the five best teams defensively in Europe in terms of clean sheets”. pic.twitter.com/cOJPfJpPFr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 22, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...