Që nga 15 nëntori për çdo veturë do të paguhet 26.6 për qind më shumë për sigurim.
Ky vendim i Bankës Qendrore të Kosovës, që tashmë ka hyrë në fuqi, është arsyeja pse grupi “Marakli t’kerreve” po protestojnë sot.
Ky grup po e kundërshton fuqishëm këtë vendim me arsyetimin se i njëjti prek xhepat e secilit qytetar dhe e përkeqëson gjendjen ekonomike.
Agan Hadergjonaj nga grupi “Marakli t’kerreve”, në këtë proteste tha se po kërkohet kthimi i vendimit të vjetër.
“Kjo protestë është e qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët po e kundërshtojnë rritjen e sigurimeve prej 26.6%. Ne nuk pi kërkojmë ulje të çmimit thjeshtë te kthehet vendomi i vjetër kërkojmë nga BQK ta kthej prapa vendimin që e ka marrë”, tha ai.
Gjithashtu thotë se tani minimumi për regjistrimin e kerrit me këtë vendim do të jetë 300 euro.
“Tani minimumi për regjistrimin e veturës është 300, ku rroga mesatare në Kosovë është 230 euro. A janë të vetëdijshëm çka po i bëjnë qytetarit të Kosovës. Në familjet tona ne kemi rënie të ekonomisë veç e veç çdo ditë. Këta qohen e rritin sigurimin ne këtë e konsiderojmë të padrejtë. Janë mbi 100 e 10 mijë vetura pa regjistruara e 50 prej tyre mund të themi se janë të komandantëve dhe atyre në pushtet. Nga 250 euro është bërë 300 euro. Protesta jonë është individuale dhe në interesin e qytetarëve. Protesta është 1orshe”,tha ai
Bekim Muhameti, ekspert i Komunikacionit, ka thënë se protesta do të vazhdoj po të jetë nevoja do ti lënë automjetet në rrugë.
“Mos të lejojmë që BQK të zhvat, luksi në Kosovë është më i larta dhe kanë çmimin si në Gjermani, ta kemi parasysh që edhe nafta është e lartë kemi rritje në çdo produkt. Bëjmë thirrje nga kjo protestë mos të lejojmë rritje, protesta do të vazhdoj po te jetë nevoja do ti lëmë automjetet në rrugë sepse zhvatësit nuk po e lënë këtë popull mi qel sytë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...