Google ADS

Maqedonia proceson 97% të votave për zgjedhjet lokale

08:27 | 16 Tetor 2017
arbresh.info

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka procesuar 97 për qind e vendvotimeve për zgjedhjet lokale, shkruan arbresh.info.

Nga fletëvotimet e numëruara deri më tani të vlefshme janë 991.008 fletëvotime, kurse të pavlefshme janë 43.291 fletëvotime.

Sipas këtyre komunave, LSDM-ja e Zoran Zaev në këtë raund ka fituar në shumicën e komunave, pastaj sipas numrit të komunave të fituara vjen VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevski, më pas rendiet Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Grupi i Zgjedhësve.

PDSh, BESA, PDTM dhe ASh kanë fituar vetëm nga një komunë, por do të kenë përpara edhe balotazhin./arbresh.info/

screenshot_46

screenshot_45

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme