Maqedonia kërkon testin e Covid-19 nga kosovarët

Koronavirusi në Kosovë
10:29 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maqedoni, shkruan “Alsat-M”.

Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar.

Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme