Vendimin në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Maqedonia do ta sjell në bazë të interesit të Kosovës, të Serbisë, por edhe në pajtim të interesave personale, që i përfshin edhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar.
Këtë e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Shkup me kolegun e tij të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për çështje që i ndan dy fqinjët tanë, të cilët duam të jenë në anën e njëjtë. Ne nuk do të kemi rol kyç në atë proces dhe pasi do të vijë në rend dite do t’i kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, interesin e miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë, që i përfshijnë edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar”, theksoi Dimitrov.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...