Nga Afrika e Veriut në Maqedoninë e Veriut është vendosur rekord për dërgesën më të madhe të marihuanës, në mes këtyre dy shteteve. Kështu njofton kompania amerikano-kanadeze “Instadose Pharma Korp”.
Siç thuhet në komunikatën e kompanisë, dërgesa prej 2.125 kilogramëve është dërguar nga Johanesburgi për në Shkup, më 25.12.2021, gjegjësisht ka arritur 6 ditë para vitit të ri.
Kompania njofton se kjo marihuanë është dedikuar për Evropën perëndimore ku tashmë është dorëzuar, ndërsa është dërguar në Maqedoni në pajtim me lejen e lëshuar në muajin nëntor.
Kompania thekson se ka bashkëpunim me kompani të licencuara në Maqedoni, ndërsa gjithashtu ka filialë në Kongo, Portugali, Kanada, Kolumbi dhe Meksikë.
“Kjo është një dërgesë historike dhe është vetëm fillimi i potencialit të ‘Instadose Pharma’. Dorëzimi konfirmon modelin tonë të biznesit dhe kompaninë si një lider botëror në këtë industri. Vizioni im ka qenë gjithmonë i tillë dhe jam shumë i emocionuar për rëndësinë e dërgesës dhe atë që na pret”, tha Grant Sanders, themeluesi dhe CEO i Instadose, i cili sipas një deklarate të kompanisë tha se dërgesa 2,125 kg në Maqedoni, është rekord botëror për tregtinë e marihuanës për qëllime mjekësore.
Vitin e kaluar u njoftua se nga Lesoto nga një kompani tjetër do të dërgoheshin 8.5 ton marihuanë, por nuk u konfirmua nëse leja ishte dhënë./Telegrafi/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...