Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.
Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlerëson Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace – IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020 me titull “Matja e Ndikimit të Terrorizmit”. Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje. Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.
“Është e arsyeshme të shqetësohemi se armë të shumta mund të vidhen nga depotë shtetërore në mënyrë që të pajisen më shumë se një ushtri e vogël terroriste”, thuhet në Raport. Më tej thuhet se nuk është për t’u habitur që secili vend vendos përdorimin terrorist të eksplozivëve, materialeve dhe armëve të rrezikshme në vendin e parë në regjistrat e tij të rrezikut. Shumica e qeverive pretendojnë se mund të merren vetë me këtë rrezik, por provat sugjerojnë se shumë prej tyre nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm. “Bashkimi Evropian, dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor, po punojnë kryesisht për zgjidhjen e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta”, potencohet në Raport. Maqedonia Veriut është në vendin 123-të, ndërsa Shqipëria është në vendin e 95-të. Serbia është gjithashtu ndër vendet e renditura më mirë në Evropë dhe botë dhe renditet në vendin e 128-të.
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu ndërkohë vlerëson se në Maqedoni, nuk ka ndonjë çështje që mund të rrezikojë sigurinë. Madje, as kontesti i hapur me Bullgarinë nuk është çështje sigurie. “Marrëdhëniet me Bullgarinë nuk janë çështje sigurie. Bullgaria është aleati ynë brenda NATO-s dhe kështu kemi marrëdhënie të shkëlqyera me agjencitë bullgare të sigurimit civil dhe inteligjencës. Në këtë kontekst, Agjencia jonë monitoron aktivitetet e inteligjencës dhe aktivitetet e vendeve që zhvillojnë strategji hibride, dhe brenda të cilave bëjnë pjesë edhe aktivitetet për mbrojtje nga lajmet e rreme, të përshtatura me karakteristikat gjeografike, etnike dhe fetare e që mund të çojnë në konfuzion dhe pasiguri midis popullatës dhe aktorëve politikë në shtetet. Në situata të tilla, është shumë e rrezikshme nëse politikanët dhe media pa dashje hyjnë në matricën e propagandës hibride të krijuesve të strategjive hibride dhe shkaktojnë polarizim dhe ndarje shtesë”, ka deklaruar Musliu për mediat.
Sipas tij, radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi nga aspekti politik, etnik dhe fetar janë një kërcënim global, rajonal dhe kombëtar, dhe për këtë arsye – kjo betejë është edhe një nga përparësitë në punën e Agjencisë për Zbulim. “Terrorizmi nuk njeh kufij, terroristi vret njerëz, sulmon objekte jetësore, krijon frikë dhe konfuzion në mënyrë që të çojë në urrejtje dhe polarizim fetar, racor dhe kombëtar në shoqëri. Rrjeti i inspiruesve, rekrutuesve dhe mbështetësve të ideologjisë së Xhihadit Global në Evropë dhe Ballkan është i ndërthurur dhe kalon nëpër shumë vende, shoqëruar me mbështetje logjistike. Fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë për Agjencinë mbetet fokusi i interesit në punë. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh faktin se që nga fillimi i luftës në Siri, rreth 1000 ithtarë të ideologjive radikale që u rekrutuan dhe u përdorën nga Al-Kaeda dhe më vonë nga ISIS, kanë shkuar në luftë në Siri dhe Irak nga Ballkani Perëndimor”, thekson Musliu.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut është pjesë e koalicionit global anti-ISIS, brenda të cilit Agjencia e Zbulimit ka një strategji për t’iu kundërvënë këtij fenomeni, anëtarët e saj janë profesionistë shumë të trajnuar. “Se bashkëpunimi në nivelin ndërkombëtar dhe kombëtar luan një rol kryesor, tregoi rasti i fundit, kur në fillim të shtatorit të këtij viti, u arrestuan tre mbështetës të ISIS që planifikonin të kryenin një akt terrorist”, nënvizon ai. Musliu thotë se në këtë betejë, roli i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) duhet të jetë logjistik. “Rolin e BFI-së më shumë e shoh në drejtim të parandalimit dhe kundërshtimit të radikalizmit, i cili duhet të realizohet në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe sektorin civil”, ka deklaruar Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim.
Në një vijë me Musliun në këtë çështje është edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi. Ai thotë se institucioni që drejton angazhohet maksimalisht që të pengojnë që të mos ketë elemente ekstremiste dhe radikale mes besimtarëve mysliman në Maqedoninë e Veriut. “BFI në mënyrë permanente ka qenë edhe në të kaluarën edhe tash, dhe do të vazhdojë të jetë në një rrugëtim që do të angazhohet maksimalisht që në shoqërinë ku ne jetojmë, aspak mos të ketë elemente të radikalizmit. Momentalisht nuk kemi ashtu elemente, mos të them se i kemi nën kontroll, Jo, nuk kemi elemente që na bëjnë të themi se ka. E vërtetë është se ne analizojmë situatat në bashkëpunim me faktorët brenda BFI-së dhe kuptohet që në momentin kur pak shohim një sinjal të ndonjë radikalizmi apo ekstremizmi, kuptohet të huaj dhe jo të vendit, sepse vendi ynë nuk ka ashtu dukuri, ne menjëherë i marrim masat tona. Xhamitë tona janë bazat kryesore që flasin, bindin dhe ngritin vetëdijen për dëmin që mund të sjell radikalizmi dhe ekstremizmi”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë për gazetën KOHA, i pari i Bashkësisë së Fesë Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahi./koha.mk
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...