Në samitin e ardhshëm të iniciativës “Ballkani i Hapur” që duhet të mbahet në fund të majit ose fillim të qershorit do të jenë të ftuar edhe liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, konfirmoi për “Sloboden Peçat” Marijan Zabrçanec, Koordinator Kombëtar i Qeverisë për “Ballkanin e Hapur” dhe iniciativa rajonale.
“Ftesa në vazhdimësi është e hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Liderët e këtyre vendeve do të marrin ftesë edhe në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. “Ballkani i Hapur” ka politikë të hapjes së dyerve në vazhdimësi për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, çka do të thotë në samitin e ardhshëm të gjithë liderët e vendeve nga rajoni, përfshirë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën do të jenë të ftuara”, tha Zabrçanec.
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vendi i të cilit deri më tani ka pasur rezerva në lidhje me nismën, nëse është politike për të adresuar çështje të caktuara etnike apo ekonomike, tha se ai ishte në favor të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.
“Ballkani i Hpaur është bërë për gjashtë vendet, nuk është bërë për pesë vende e gjysmë ose për tre vende e gjysmë. Çdokush që merr pjesë përfaqëson veten dhe vendin e tij. Mendimi im, ndoshta gaboj, është se interesi më i madh në rajon është që Kosova të jetë në cilëndo iniciativë rajonale”, tha Abazoviq./Telegrafi/
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin