S’ka maska mbrojtëse kundër ajrit të ndotur për rreth 50.000 të sëmurë kronik edhe pse para më shumë se një muaj e gjysmë, në fillim të dhjetorit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se personat e sëmurë kronik do të marrin maska mbrojtëse falas, si një nga format për mbrojtje nga ajri i ndotur.
Në pyetjen e “Nova” nëse është shpallur tender për furnizim dhe përse të sëmurë kronik dhe fëmijët deri tani s’kanë marrë maskat mbrojtëse, nga ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp atëherë tha po bëhen kalkulime se sa do të jetë numri i fëmijëve që duhet të marrin maska mbrojtëse.
“Dolëm me të dhëna se kemi 43.000 të sëmurë kronik, ndërsa numri i fëmijëve që ju nevojiten maska ende s’është konfirmuar dhe kërkojmë mënyrë se si t’i ndajmë maskat. Me ministrinë e Mjedisit Jetësor tashmë konfirmuam se maskat nuk e zgjedhin problemin, por megjithatë janë një formë për mbrojtje”, deklaroi Filipçe.
Për shkak të ndotjes së ajrit u vazhdua pushimi dimëror për nxënësit për dy dytë, ndërsa nga nesër hiqen edhe masat dhe rekomandimet për alarmim të ndotjes së ajrit./Telegrafi/