Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 398 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 36 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 31 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 20 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 34 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 59 pacientë. 40 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 49 në Prilep, në Gostivar 15, në Strugë 24, 29 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 8 në Koçan, 15 në Kërçovë, 22 në Kavadar, 7 në Gjevgjeli dhe 9 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 685 dhe ka rreth 616 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit