Maqedonci: Vepra e Ataturkut, shembull për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike

19:42 | 30 Janar 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka vizituar mauzeleumin Anitkabir, vendin ku prehet themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk.

Me anë të një postimi në Facebook, maqedonci tha se vepra e Ataturkut mbetet shembull për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike, shkruan Arbresh.info.

“Ishte nder për mua që gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Türkiye të vizitoj mauzeleumin Anitkabir, vendin ku prehet në paqe Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Turqisë moderne.”, ka shkruar ai.

“Jeta dhe vepra e Ataturkut vazhdon të shërbej si shembull përgjatë mbarë botës për çdo udhëheqës që beson në vlerat demokratike, në barazinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Personalitete të tilla nuk harrohen asnjëherë.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme