Google ADS

Maqedonci uron ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e FSK-së për “Ditën e Forcës”

21:43 | 26 Nëntor 2023
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka uruar të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me rastin e 27 Nëntorit, “Ditës së Forcës”

Me anë të një videoje, Maqedonci u shpreh se FSK  po zhvillohet duke pasur parasysh bazamentin e saj, luftën çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike, shkruan Arbresh.info.

“Me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, iu uroj shëndet dhe në veçanti iu roj zhvillim professional dhe personal në karrierën tuaj. Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet, ndërtohet dhe profesionalizohet duke pasur parasysh bazamentin e saj, luftën çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike.’, tha ai.

Tutje, ministri i Mbrojtjes premtoi se FSK do të ketë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës gjithmonë do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e saj dhe në përgatitjen e saj për të qenë e gatshme për të realizuar misionin e saj për mbrojtjen e territorit të vendit tonë.”, u shpreh ai.

“Urime Dita e Forcës. Urime Dita e Ushtrisë”, përfundoi Maqedonci.  /Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme