Maqedonci uron avancimin e Arben Kingjit: Ka rritur bashkëpunimin me FSK

19:27 | 5 Dhjetor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se këtë vizitë e ka realizuar për të uruar avancimin në gradë të shefit të shtabit Gjenerallejtënant, Arben Kingji, shkruan Arbresh.info.

“Me punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm Gjenerallejtënant Kingji ka arritur suksese të mëdha si në FARSH ashtu edhe në rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me ushtrinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme