Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është nisur për në Bruksel ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit
“Nga sheshi “Skënderbeu”, ku e festuam 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, u nisa për në Bruksel, ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, MAqedonci theksoi se FSK po mbështetet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas
“Përveç trajnimeve në fushën e deminimit, FSK po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu, Kosova deri më tani ka dërguar në Ukrainë dy pako mbështetëse ushtarake. 25 vite më parë nga sot, NATO hyri në Kosovë, e tani çdo ditë që kalon, Kosova është më afër hyrjes në NATO! Për siguri dhe për paqe, për republikën!”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...