Maqedonci udhëron për në Mbretërinë e Bashkuar

12:55 | 15 Maj 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë qëndrimit ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty me të cilin do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditesuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci po ashtu do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Ndërkaq në Ambasadën e Kosovës do te ketë takim me bashkëatdhetarët si dhe do të vizitoj kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase./Arbresh.info/

Të ngjashme