Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se se dislokimi i ushtrisë serbe në kufirin me Kosovës është një mesazh i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës.
Maqedonci tha se gjendja e vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku zbarkuan trupat ushtarake serbe.
“Gjendja e sigurisë në territorin e Kosovës është e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar në pjesën kufitare ku kemi pasur një zbarkim të trupave ushtarake serbe që vlerësoj që është një dërgim mesazhi i politikës së Vuçiç për Kosovën për shkak të humbjeve që kanë pasur eksponentët e tij paraushtarakë në veri”, tha Maqedonci për euronews.al, përcjell Arbresh.info.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se qeveria e Kosovës ka siguruar prova dhe fakte që vërtetojnë se ajo që ndodhi të dielën në Banjskë nuk ishte një sulm terrorist por një plan i mirëorganizuar ushtarak për të pushtuar një pjesë të territorit në veri të Kosovës.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist, në krye të së cilit sipas provave të publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dyshohet të jetë Millan Radojiçiq.
Nga ky sulm humbi jetën rreshteri, Afrim Bunjaku i shpallur “Hero i Kosovës” nga presidentja, Vjosa Osmani./Arbresh.info
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...