Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se ka informacione se Serbia vazhdon të përgatitet për sulme të mëtejme ndaj Republikës së Kosovës.
Madje ministri Maqedonci, tha se veprimet e Serbisë nuk përjashtojnë edhe mundësinë e një lufte.
“Kemi normalisht edhe informacione që vazhdon edhe të përgatitet për sulme të mëtejshme dhe situata e sigurisë megjithëse është e qetë aktualisht vazhdon të jetë e brishtë. Janë tregues të një situate fragjile jo vetëm në Kosovë po në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë një situatë e cila edhe mund të eskalojë dhe gjithë këto veprime mund edhe të sjellin situatë të ndryshme duke mos e përjashtuar edhe një luftë. Është thënë nga kryeministri shumë herë por edhe nga ministrat e tjerë të fushave përkatëse që përderisa grupi i Radojiçiqit që ka realizuar sulmin terrorist në veri të vendit, me synim kapjen e një pjese të territorit të vendit vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe kemi normalisht edhe informacione që vazhdon të përgatitet për sulme të mëtejshme por gjithashtu me eksponentët e tyre në katër komunat veriore të vendit, normalisht që situata në veri të vendit është e cënueshme dhe duke i shtuar kësaj edhe militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat operacionale të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, të gjitha këto kur kanë një bazament që është politik. Unë vlerësoj personalisht por edhe gjithë Qeveria që situata e sigurisë megjithëse është e qetë aktualisht, vazhdon të jetë e fragjile pra e brishtë. Dhe derisa nga këto grupe nuk kërkohet llogari as në Serbi, ne normalisht që mund të ballafaqohemi me sulme të tilla siç ishte rasti i 24 shtatorit, megjithatë është për t’u theksuar se Policia e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në vendosjen e kontrollit, rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit”, tha Maqedonci në emisionin në Tëvë1.
Derisa theksoi se në bashkëpunim me KFOR-in në vazhdimësi janë duke u përgatitur për t’u ballafaquar me çfarëdo sfide dhe situate në mbrojtje të territorit të vendit.
“Ne në vazhdimësi përgatitemi për të qenë të aftë dhe të gatshëm të ballafaqohemi me çdo sfidë dhe situatë të tillë. Dhe normalisht në bashkëpunim edhe me prezencën ushtarake ndërkombëtare përmes misionit të KFOR-it, në Republikën e Kosovës ne jemi të aftë të menaxhojmë çdo situatë. Dhe jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të vendit tonë”, shtoi Maqedonci.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...