Maqedonci takon senatoren Ernst: Mirënjohës për kontributin e ShBA në shtetndërtimin e Kosovës

14:59 | 14 Dhjetor 2023
R J

Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci, sot është takuar me senatoren Joni Ernst, takim i cili është mbajtur në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se senatoren Ernst e ka njohur para 12 viteve, gjatë një vizite në shtetin e IOWA-s, kur senatorja shërbente në Garën Kombëtare të IOWA-s.

Që nga ajo kohë, ai ka cekur se gëzojnë raporte shumë të mira shoqërore dhe ka komunikim të vazhdueshëm me të, shkruan Arbresh.Info.

“Senatoren Ernst e njoha para 12 viteve gjatë vizitës në shtetin e IOWA-s në vitin 2011, periudhë kur Joni Ernst shërbente në Gardën Kombëtare të IOWA-s dhe mbante pozitë të lartë ushtarake. Që nga ajo periudhë kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme shoqërore dhe mirëmbaj komunikim të rregullt me Senatoren Ernst të cilën e kam mike shtëpie.” ka shkruar Maqedonci.

Tutje, ai shton se Ernst, është një mike e Kosovës,  dhe ka një ndikim të fuqishëm sa i përket ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Maqedonci, gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për kontributin që SHBA ka dhënë në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe gjithashtu ka thënë se bashkëpunimin i cili egziston, ka hapësirë të thellohet çdo herë e me shumë.

“Senatorja Joni Ernst është zë i fuqishëm, mbështetës i Republikës së Kosovës në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe vazhdon të përkrahë pa kufi ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë. Do jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e ShBA-së në secilën fazë të shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston.” përfundon Maqedonci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme