Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Kolonel Çağdaş Akif Kahraman, përcjell Arbresh.info
Maqedonci ka shkruar se nga takimi u sigurua që bashkëpunimi i deritanishëm në mes Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë për përmbushjen e planeve bilaterale në mes dy vendeve.
“Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës, dhe gjatë takimi që zhvillova sot me atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Kolonel Çağdaş Akif Kahraman u sigurova se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdoj për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve”, ka shkruar ministri Maqedonci./Arbresh.info/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...