Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez, Krisof Szalay-Bobrovniczkyn.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për situatën e sigurisë, me theks u fol për sulmin në veri të vendit dhe politikat që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit.
“Si dy shtete demokratike që besojnë në vlerat perëndimore u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, ndërsa u ritheksua nga ana e ministrit Maqedonci synimi që Kosova ka për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Këtë të shtunë, Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë që u mbajt në Budapest të Hungarisë.
Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...