Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të enjten në zyrën e tij gjeneralin Wesley Clark, ish-komandantin e forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë.
Maqedonci e cilësoi Clark-un si “mik të madh të Kosovës” dhe rikujtoi ndihmën vendimtare të NATO-s që përfundoi luftën dhe hapi rrugën për lirinë e vendit.
“Takime si ky na japin emocion dhe janë rikujtues i kohërave të vështira e angazhimit të përbashkët për liri. Kur po luftonim me bashkëluftëtar kundër së keqes që i kanosej vendit tonë, ndihma nga ajri përmes NATO’s ishte vendimtare për përmbylljen e luftës. Wesley Clark, po komandonte forcat e NATO’s në ndërhyrjen humanitare që do të ndryshonte përgjithmonë të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.
Në këtë takim, ministri e informoi gjeneralin Clark për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar profesionalizmin dhe përparimin e saj falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
“Duke i shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit pushtues serb, shfrytëzova rastin që Gjeneralin Clark t’a informoj detajisht mbi përparimin e ndjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në realizimin e objektivave të dakorduara në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...