Maqedonci takon ekipin nga Institutit Amerikan për Qeverisje, i falënderoi për mbështetjen në mbrojtjen kibernetike

17:35 | 10 Korrik 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka prit sot në takim ekipin e Institutit Amerikan për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë (ISG).

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci theksoi se ISG e ka mbështetur MM dhe FSK-në me këshillim profesional në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike

“Me këtë rast, i falënderova dhe shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tyre dyvjeçar dhe bashkëpunimin e ngushtë me ekspertët tanë për krijimin e Strategjisë dhe Politikave të Mbrojtjes Kibernetike që ndërlidhen me aspektin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme