Google ADS

Maqedonci takoi kryetarin e komunës së Gjilanit, diskutuan për bashkëpunim

15:04 | 29 Shkurt 2024
E.G

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga zëvendësminsitri Shemsi Syla, sot pritën në takim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

Sipas njoftimit në takim, ndër të tjera, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit të deritanishëm, shkruan Arbresh.info.

Ai ka vlerësuar nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të pushtetit lokal dhe atij qendror është i vazhdueshëm dhe në shërbim të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Të ngjashme