Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozcan Ulutas.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se temë kryesore e takimit me Ulutas ishte situata e sigurisë në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.
Mes tjerash, ministri theksoi se bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe FSK-së ofron stabilitet dhe siguri për qytetarët në vend.
‘Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...