Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Londër është takuar me homologun e tij britanik, Jammes Heappy.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy shteteve, si dhe aktivitetet dypalëshe që planifikohet të realizohen në të ardhmen në funksion të thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Arbresh.info
“Me ministrin diskutuam rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy shteteve, si dhe aktivitetet dypalëshe që planifikohet të realizohen në të ardhmen në funksion të thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi Maqedonci.
Maqedonci e falënderoi ministrin Heappy për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës dhe FSK-së në rrugëtimin si shtet.
“Ministrin Heappy e falënderova për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës dhe FSK-së në rrugëtimin tonë si shtet, ndërsa theksova se jemi të përkushtuar të ngrisim kapacitetet e ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend, por përkrah aleatëve tanë dhe në rajon e më gjerë”, përfundoi Maqedonci./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?