Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu.
Në këtë takim ëshëtë diksutuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë më shumë me fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, po ashtu edhe për bashkëpunim mes dy ministrive të mbrojtjes së dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
“Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rats, ministri Maqedonci theksoi se “si dy shtete që përqafojmë të njejtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes nesh”.
Ndërkaq, nga ana e tij, ambasadori De Riu theksoi se Italia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së./Arbresh.info
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë