Maqedonci takohet me ambasadoren izraelite, flasin për situatën e sigurisë në vend

16:27 | 1 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Maqedonci me ambasadoren diskutoi rreth situatës së sigurisë në vend, shkruan Arbresh.info.

“Sot prita në takim Ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Tamar Ziv. Me Ambasadoren Ziv diskutuam rreth situtatës së sigurisë në vend, zhvillimit të FSK-së si dhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme