Ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, kanë bërë shpërndarjen e medaljeve dhe mirënjohjeve për pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtarët civil që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kemi bërë shpërndarjen e medaljeve dhe mirënjohjeve për pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zyrtarët civil që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.
Poashtu, ai shton se medaljet janë ndarë për ushtarakët që janë pjesë e FSK-së, të cilët gjatë këtij viti që po lëm pas, kanë treguar rezultate të suksesshme në operacionet ndërkombetare dhe gjithashtu në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë, kanë ndarë medalje për “Shërbim të Shquar”.
“Për ushtarakët që janë pjesë e FSK-së, e të cilët gjatë këtij viti që po lëm pas, por jo vetëm, janë angazhuar në kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë, ndamë medalje për “Shërbim të Shquar”. Ata që treguan rezultate të suksesshme në operacionet ndërkombëtare i dekoruam me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare”, shkruan Maqedonci.
Maqedonci shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëtarët ushtarak, edhe për punjonësit e ministrisë, për punën e pakursyer në shërbim të vendit dhe ushtrisë, që po avancohen cdo ditë e më shumë për të qenë shtylla e sigurisë së qytetarëve.
“Ndërsa me medalje për “Arritje të Jashtëzakonshme” u dekoruan pjestarët për arritje dhe shërbim të jashtëzakonshëm, të cilët janë dalluar në zbatimin e detyrave, të gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit.
Për kontributin e dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, mirënjohje ndamë edhe për zyrtarët civil që shërbejnë në MM dhe FSK.
Angazhimi i secilit, dhe përkushtimi i çdonjërit prej nesh janë determinues i rezultateve dhe sukseseve për institucionet tona. Andaj, u jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve ushtarak, por edhe punonjëse në ministri, për punën e pakursyer në shërbim të vendit dhe ushtrisë, e cila po formësohet çdo ditë e më shumë për të qenë shtylla e sigurisë së qytetarëve tanë”./Arbresh.info/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez