Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Maqedonci e ka falënderuar kolonelin për angazhimin dhe kontributin në marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë, sa I përket fushës së mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.
“Me rastin e përfundimit të misionit të tij në Republikën e Kosovës, sot realizova takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel. Kolonelin e falenderova veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve tona në fushën e mbrojtjes.”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai e siguroi kolonelin se do të kulticojë të njëjtën frymë bashkëpunimi edhe me pasardhësin e tij.
“Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, e sigurova që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojmë kultivojmë të njejtën frymë bashkëpunimi.”, përfundoi ministri Maqedonci./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...