Maqedonci priti në takim gjeneralmajor Atas: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

16:04 | 11 Qershor 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefin e Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralmajor Subutay Adaș.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka shprehur mirënjohjen e veçantë për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtet ndërtimit, përcjell Arbresh.info.

“Gjersa jemi në vigjilje të njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës, falenderova Gjeneral Adaș që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë, ndërsa me theks të veçantë shpreha mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.

“Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, tha në fund ministri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme