Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar takim me atasheun e Mbrojtjes të Gjermanisë me detyrë jorezidente në Kosovë, Nënkolonel Franc Jozef Nolte.
Në këtë takim është diksutuar rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushat ushtarake, realizimit të planit bilateral dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përcjell Arbresh.info.
“Sot Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar takim me atasheun e mbrojtjes të Gjermanisë me detyrë jorezidente në Kosovë, Nënkolonel Franc Jozef Nolte. Me atasheun gjerman Nolte dikskutuan rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushat ushtarake, realizimit të planit bilateral dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndër të tjera, ministri ka theksuar se Republika Federale e Gjermanisë si shtet aleat i Republikës së Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga shtetet me bashkëpunimin dhe mbështetjen më të shumëanshme për FSK-në.
“Andaj si dy shtete që kanë orientim të përbashkët gjeostrategjik, do të vazhdojnë angazhimi në drejtim të përmbushjes së synimeve.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...