Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, të udhëhequr nga kryetarja e këtij Komiteti, Marie Agnes Strack Zimmermann.
Gjithashtu, në këtë takim ishte Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, z.v.Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafurr Dugolli, atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Kabinetit të ministrit Maqedonci, Afërdita Zeqiri.
Ministri Maqedonci njoftoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në vend. Veçanërisht, ministri theksoi kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, për stabilitetin e vendit dhe rajonit, duke pohuar që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.
Po ashtu, ministri Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë. Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë.
Në fund të takimit, ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...