Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mbajti Konferencë për Media në prezantimin e të arriturave kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë periudhës njëvjeçare, përfshirë kohën gjatë qeverisjes së tij si Ministër i Mbrojtjes.
Me këtë rast, ai përmendi të arriturat në fushat funksionale të Ministrisë me shifra dhe fakte, si dhe reformat e përfunduara dhe ato në proces e sipër.
Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë. Kjo dëshmohet mbi të gjitha me ndarjet buxhetore që për herë të parë arrinë në 201 milionë euro apo 2% të GDP, duke plotësur kështu edhe njërin nga kriteret e NATO-s.
Më pas Ministri Maqedonci u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm të cilët në fund i falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të pasqyrimit profesional dhe objektiv të të gjitha aktiviteteve të tij, Ministrisë dhe FSK-së në përgjithësi.
Në fund, Ministri Maqedonci, u rikujtoi se puna mbi parimin e transparencës dhe llogaridhënies para mediave dhe qytetarëve tanë do të vazhdojë si çdoherë dhe i ftoi mediat për bashkëpunim të plotë edhe në të ardhmen./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...