Google ADS

Maqedonci pret në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, e dekoron me Medalje për Shërbim të Shquar

20:22 | 4 Prill 2024
E.H

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës oficeren bilaterale për Kosovën, në kuadër të Drejtorisë për Plane të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, major Alexandra Erickson.

Me këtë rast, për kontributin e dhënë në koordinimin e mbi 150 aktiviteteve të përbashkëta ushtarake, rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, gjë që ka ndikuar dhe në zhvillimin e FSK-së, ministri e dekoroi major Erickson me Medalje për Shërbim të Shquar.

“Maqedonci, me përfundimin e misionit në Kosovë, major Eriksonit i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri të saj”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme