Maqedonci pret në takim Kolonelin turk, flasin për situatën e sigurisë në vend

14:12 | 25 Tetor 2023
K.B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Kolonel Sabri Gokhan Karamursel nga Turqia.

Maqedonci njofton se në takim kanë biseduar për shumë tema, që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Turqia është shtet-aleat i yni me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer në shumë fusha. Gjatë takimit që sot kisha me komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, diskutuam rreth shumë temave që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, ashtu siç rëndom koordinohemi për çështje të cilat janë me interes për të dyja palët”, shkruan ai në Facebook.

Tutje Ministri njofton se kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në vend, duke e falënderuar atë për kontributin e kontigjentit turk në Kosovë

“Biseduam rreth situatës së sigurisë në vend, e po ashtu dhe trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së të cilat po vazhdojnë të zhvillohen në Turqi. Kolonelin e falënderova për kontributin e kontigjentit turk në Kosovë, dhe Turqisë për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të plota të FSK-së”, shkruan tutje Maqedonci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme