Maqedonci pret në takim homologun e tij gjerman

07:40 | 5 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Takimi pritet të mbahet në orën 13:00 në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq në orën 15:00, ministrat do të shohin nga afër  kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).

Ministri gjerman i Mbrojtjes, do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme