Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në këtë takim, ambasadori e uroi ministrin Maqedonci për detyrën e re, teksa u bisedua për tema me interes të përbashkët, shkruan Arbresh.info.
“Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili i uroi detyrën e tij të re ministrit Maqedonci. Në këtë takim u bisedua lidhur me tema me interes të përbashkët për të dyja palët dhe theksuan se bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë edhe më tutje të forcohet, në veçanti në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.”, thuhet në njofitmin e Ministrisë.
Tutje, Ambasadori Nissinen ka falendënderuar ministrin Maqedonci për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuaur lart procesin e e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Ai u zotua për mbështetjen e plotë në proceset integruese euro-atlantike të Republikës së Kosovës nga ana e shtetit finlandez./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...