Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se sot është shënuar një kapitull i ri për vendin pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s ka marr vendim që Kosova nga vëzhguese parlamentare të pranohet si shtet anëtar i asociuar.
“24 marsi i vitit 1999 shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO-s jemi edhe një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit tonë si shtet i pacënueshëm e për Ballkan stabil”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
“Intervenimi i NATO-s i 24 marsit të vitit 1999 nuk kishte si të mos ndodhte pasi ishte e vetmja formë që do të mund t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, shtoi ai.
Mes tjerash, Maqedonci ka thënë është për keqardhje që fqinji ynë verior edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës nuk kërkon falje dhe as nuk ndjen keqardhje për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Arkivat shtetërore nuk u hapën kurrë, ndërsa ekzekutorët e krimeve të shtetit serb vazhdojnë të enden të lirë. Gjersa sot ne kujtojmë bombardimet e NATO-s si veprimin më të drejtë të kësaj aleance të fuqishme ushtarake shteti serb vazhdon të fajësojë NATO-n dhe të arsyetojë veprimet gjenoicidale të Milosheviqit. Kjo flet shumë për një mendësi të njejtë që vazhdon të ekzistojë tek pushtetarët e Serbisë”, tha tutje Maqedonci.
“Nuk mund të kthejmë në jetë viktimat, të vrarët e masakrave, por i jemi mirënjohës përjetë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe NATO-s që bën të mundur që ne sot të jetojmë në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës”, përfundoi ai./Arbresh.info
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...