Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në muajin shtator do të shpallet një konkurs për të rekrutuar 300 ushtarë të rinj, të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në muajin nëntor.
Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se deri më tani janë rekrutuar 1931 ushtarë e kadetë, ndërsa në proces janë edhe 40 të tjerë.
“Sepse ushtria njëmend është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda këtij mandati deri më tani rekrutuam 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, ndërsa në proces rekrutimi janë dhe dyzet kadetë të tjerë. Por nuk do të ndalemi me kaq, në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin dhe të treqind ushtarëve të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në nëntor.
Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit.
Përveçse përmbushëm, tejkaluam numrin e rekrutimeve dhe aktiviteteve zhvillimore të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Jemi përpara në implementimin e planit e me vizion më të qartë se kurrë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës si pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe garantues të sovranitetit territorial të Kosovës”, përfundon Maqedonci.
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...