Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marr pjesë në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë.
Në këtë takim, Maqedonci ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës dhe do të mbështesë atë deri në fitoren përfundimtare, përcjell Arbresh.info.
“Ministrat dhe perfaqesuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit i informova për mbështetjen e FSK për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Britani si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase që jemi duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Maqedonci ka njoftuar të pranishmit me ndihmat që Kosova do të dërgoj drejtë Ukrainës.
“Gjithashtu të pranishmit i njoftova për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme e që përbëhet nga dhjetra kamiona taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt”, ka shtuar Maqedonci./Arbresh.info
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...