Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bahskë me krerët shtetërorë e pastaj edhe me gjeneralët dhe oficerët e ushtrisë kanë bërë homazhe në Prekaz.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci kujtoi fjalët e Ismail Qemailit: “E paçim përjetë Shqipërinë e lirë dhe të pamvarun”, teksa tha që këto fjalë do të mbesin më të ëmblat dhe urimi më i mirë, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai tha se 28 Nëntori shënon tri nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit tonë.
“Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tri ngjarjet dhe të gjithë protagonistët e këtyre ngjarjeve tërë jetën e tyre punuan për një komb, një gjuhë dhe një flamur. “, u shpreh ai.
Ministri Maqedonci ua uroi të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin duke bërë thirrje për shërbim ndaj kombit.
“Urime të gjithëve 28 Nëntori, të festojmë e të punojmë bashkë dhe t’i shërbejmë kombit tonë bashkë!”, tha ai./Arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...