Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ndodhet për vizitë në shtetin kroat.
Maqedoni në një postim në Faceboook shkruan se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët.
Gjithashtu, Maqedonci ka njoftuar se ka nënshkruar edhe marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman”.
Postimi i plotë:
Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët!
Me ftesë të Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq sot vizitova Kroacinë ku zhvillova takim me Ministrin Anushiq.
Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.
Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Gjatë vizitës poashtu nënshkruam marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” e që rrit edhe më tej kapacitetet tona humane në mbrojtje dhe siguri./Arbresh.info
Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i soc...
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kv...
KQZ fillon trajnimin e stafit dhe trupave menaxhuese për zgj...
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në...
Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?
Veliaj: Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për q...