Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, kërkoi nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
Gjatë një takimi me shefen e divizionit për operacione në Shtabin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore, Ariella Viehe, Maqedonci tha se dislokimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën “përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit” Perëndimor.
Maqedonci tha po ashtu se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke shtuar se objektivi i shtetit është anëtarësimi në NATO.
Që kur janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, pas një sulmi të armatosur të një grupi serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit shtatorin e kaluar, zyrtarët në Prishtinë disa herë kanë akuzuar Serbinë për vendosjen e trupave ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe.
Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.
Që nga ngjarjet në Banjskë, KFOR-i ka rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./REL/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...